Njoftim për konsumatorë  Kliko këtu 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun, e hënë – 26   Korrik    2010,  

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”-SH.A. 

 

 

Gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në 8 Komunat e menaxhuara nga KUR”PRISHTINA”-SH.A. 

 

 

-Gjendja e furnizimit me uje te pijshem paraqitet mjaft stabile ne secilen zone te sherbimit qe menaxhohet nga KUR”PRISHTINA”-SH.A. 

Krahasuar me te gjitha vitet e pasluftes, keperdorimet e ujit te pijshem nga ana e qytetareve sa vijne duke u rritur. 

Niveli i ujit ne liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci eshte ( -75 cm) nen kuoten maksimale, gje qe paraqet qendrueshmeri te larte krahasuar me keperdorimet e ujit ne pergjithesi. 

 

KUR Prishtina është e vendosur të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë konsumatorët e saj. 

Kjo është e pamundur të arrihet pa i tejkaluar dy pengesat kryesore: 

 

·        shkalla e ulët e pagesës se faturave nga qytetarët, dhe 

·        humbjet e mëdha të ujit, para se gjithash si pasojë e vjedhjes dhe keqpërdorimit të ujit te pijshem. 

 

KUR Prishtina është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saja, në tejkalimin e këtyre 2 sfidave. Aktivitetet konkrete që po i ndërmerr KUR”PRISHTINA”-SH.A. për ngritjen e shkallës së arketimit dhe zvogëlimin e humbjeve të ujit janë: 

 

·        Shkyçja e konsumatorëve për mospagesë të faturave! 

·        Zbulimi dhe shkyçja e personave të cilët shfrytëzojnë ujin në mënyrë të paautorizuar! 

·        Ofrimi i amnistisë për kycjet e paautorizuara! 

·        Paditja ne gjykatë e konsumatorëve për mospagesë të faturave dhe për vjedhje te ujit! 

Te gjitha këto masa KUR Prishtina po i ndërmerr në bashkëpunim me institucionet relevante te shtetit te Kosovës - komunat, policinë dhe gjykatat. 

 

Njëkohësisht, KUR Prishtina me ndihmën e donatoreve, është duke zhvilluar shumë projekte për rehabilitimin e rrjetit te ujësjellësit dhe kanalizimit. Të gjitha këto projekte janë në funksion të furnizimit më të mirë të qytetareve me ujë të pijshem dhe në funksion të përmirësimit të shërbimeve të kanalizimit 

 

DRENAS: Gjendja e furnizimit me uje te pijshem ne kete komune paraqitet stabile, edhe pse reduktimet e pergjithesuara jane nga ora 23:00-05:00, por krahas ketij reduktimi per qytetaret e Drenasit, reduktime shtese jane duke u aplikuar , per disa zona nga ora 08:00-12:00, si dhe per pjesen tjeter nga ora 12:00-16:00, dhe se keto reduktime pikerisht per shkak te keperdorimeve te medha te ujit nga qytetaret e kesaj zone. 

Deri me tash, prej kur ka filluar akcioni per shkycjen e konsumatoreve borxhlinj nga sistemi i rrjetit te ujesjellesit, ne Drenas jane derguar mjaft para;ajmerime per shkycje, dhe pritet qe nga muaji Gusht 2010, edhe ky qttet te perballet me shkycje masive per shkak te faturave te papaguara nga ana e qytetareve. 

 

SHTIME: Problemi kryesor qe e veshtireson furnizimin me uje te pijshem per periferine e ketij qyteti, eshte nderprerja e energjise elektrike ne stacionin e pompave ne Shtimje prej me shume se 1 muaj. Pavaresisht ketij problemi, qyteti i Shtimes po furnizohet me uje te pijshem 24 ore panderprere, dhe se veshtiresite po shfaqen ne periferine e ketij vendi. 

Si ne cdo qytet tjeter, edhe ne kete qytet keperdorimet e ujit kane arritur rekordin. 

 

PODUJEVA: Ky qytet njihet dhe mbetet si qyteti me pagesat me te uleta ne zonen e sherbimit, edhe perkunder nje furnizimi mjaft te rregullt me uje te pijshem. 

Reduktimet ne kete qytet jane nga ora 23:00-11:00. 

Shkycjet nga rrjeti i ujesjellesit nuk jane duke munguar, por rezultatet nuk jane edhe aq te kenaqshme. 

Krahas pagesave te ulta per sherbimet e ujesjellesit dhe kanalizimit ne kete qytet, keqperdorimi i ujit te pijshem eshte bere perditshmeri. 

 

LIPJANI: Qyteti i Lipjanit eshte duke u furnizuar me uje te pijshem 24 ore panderprerje, nderkaq reduktimet e ujit jane prezente nga 3-4 ore neper fshatrat e ketij qyteti. 

Problemi tjeter qe shfaqet gjate kesaj periudhe me temperatura te larta, eshte mungesa e ujit ne katet e larta te ndertesave kolektive, per shkak te shpenzimit enorm te ujit te pijshem nga qytetaret. Jane procesuar rreth 200 paralajmerime per shkycje. 

 

GRACANICA: Kete zone e kerakterizojne mospagesat per sherbimet e ujesjellesit dhe kanalizimit dhe keperdorimet e medha te ujit te pijshem nga ana e qytetareve te kesaj zone. 

Reduktimet jane nga ora 08:00-16:00. 

 

FUSHË KOSOVA: Gjendja pak me e crregulluar rreth furnizimit me uje te pijshem na paraqitet ne kete qytet, per shkak se shpenzimi i ujit nga ana e konsumatoreve eshte mjaft i larte dhe varesisht nga niveli i rezervuareve, aplikohen edhe reduktimet ne kete zone. 

 

OBILIQI: Reduktimet e ujit te pijshem ne kete qytet jane nga ora 08:00-17:00. 

Eshte nje zone qe shume pak paguajne per sherbimet e ujesjellesit dhe kanalizimit, eshte nje zone ku keqperdorimet e ujit te pijshem cdo dite e me shume po rriten, derisa vetedijesimi i qytetareve per  te kursyer dhe paguar ujin eshte mjaft i ulet. 

 

 

Kërko
   
 
 
 
 
 
liqeni 
 
c