Reagim ndaj shkrimit me titull
"Ndërmarrjet publike s'pajtohen me
Administratën Tatimore-PËRPLASEN PËR
TREMILIONËSHIN"
Me qëllimin më të mirë dhe të vetëm për
informim të drejtë të taksapaguesve kosovar
(përkatësisht ata që bëjnë pagesat e ujit në
zonën e shërbimit) e ndjejmë të nevojshme të
bëjmë këtë reagim-njoftim për opinionin lidhur
me shkrimin e cituar më lartë, të botuar në
gazetën Tuaj me datën 03.06.2009.
Konstatojmë me përgjegjësinë më të madhe
se nuk ekziston
as mospajtimi më i vogël midis ATK dhe
ndërmarrjeve publike (në këtë rast KUR
"Prishtina"
sh.a.).
Gazetari
gazetës Tuaj z. Parim Olluri me datën
02.06.2009 më ka marrë në telefon dhe ka
kërkuar shpegime për mospagesë të
Tatimeve nga ana e KUR "Prishtina"
sh.a.Me supozimin se kjo ndërmarrje ka
borxhe të mëdha në emër të Tatimeve të
papaguara ndaj ATK-së.Pas një bisede të
shkurtër telefonike (e cila përgjithsisht
në mënyrë korrekte është përcjelluë në
shkrimin e cituar ) ,ndërsa me zotin
Olluri jemi pajtuar që për informacione
më detaje të takohem të njëjtën ditë në
orën 14,00 në zyrat e KUR "Prishtina"
sh.a.Por z.Olluri nuk erdhi në takimin e
parapërcaktuar!
Gjithashtu z. Olluri pasi e kam njftuar (në të
njejtën bisedë telefonike) për faktin se KUR
"Prishtina" sh.a. nuk ka borxhe të papaguara e
kam lutur që të marrë informacione të besueshme
te pala tjetër (ATK-ja).Mbase edhe
informacionet e tilla i ka marrë.Këtë nuk e
kontestoj.
Por është shqetësues një stermadhim i tillë i
borxhit sepse mbi bazën e informacioneve që
janë lëshuar nga ATK-ja përfundimisht me datën
31.05.2009 të gjitha llojet e tatimeve
të papaguara nga KUR "Prishtina" sh.a. në
periudhën 2000-2009 janë vetëm 29.824,01
€.
Besojmë plotësisht se përmes kësaj do të vëhen
në dijeni të gjithë ata që dëshirojnë që mbi të
gjitha të vlerësojnë faktet.
Me rrespekt;Naim Mujaj,drejtor ekzekutiv
për financa dhe administratë