Kompania Ujësjellësi Rajonal (KUR) “Prishtina” sh.a.
me selinë qendrore në Prishtinë ,është ndërmarrje publike
qendrore. Mënyra e themelimit, organizimit, përgjegjësive,
obligimeve dhe kompetencave ushtrohen në pajtim me Ligjin Nr.
03/L-087 (kuke përfshirë por jo edhe duke u kufizuar në Ligjin
mbi Shoqëritë Tregtare). të cilin e ka miratuar Kuvendi i
Republikës së Kosovës me datën 13.06.2009.
KUR “Prishtina” sh.a. në bazë të nenit 3 pika 1 e Ligjit të
cituar më lartë , në tërësi është në pronësi të Republikës së
Kosovës-aksionarë i vetëm.
KUR “Prishtina” sh.a. menagjohet nga Bordi i Drejtorëve (neni
15 i Ligjit) dhe Zyrtarëve të ndërmarrjes (neni 21).
Orientimi i KUR “Prishtina” sh.a. në cilësinë e ofruesit të
shërbimeve publike politikën menagjeriale e ka të orientuar në
rritjen e cilësisë së shërbimit duke përmbushur në tërësi
qëllimet e parashtruara nga palët e
interesit.
Deklarata
e
“vizionit”
Menagjmenti i KUR “Prishtina” sh.a. i
përkrahur nga palët e interesit (Bordi i Drejtorëve ,
aksionarët,konsumatorët etj) dhe me ndihmën e të gjithë
punëmarrësve kanë për motiv furnizimin me ujë të pijes dhe
largimin e ujërave të ndotura. Qëllimi parësor konsiston në
furnizimin e pa ndërprerë për të gjithë konsumatorët në zonën e
shërbimit.
Të vetëdijshëm se në kushtet e tanishme kjo është një gjë e
pamundur,do të vihen në dispozicion të gjitha burimet njerëzore
dhe burimet financiare që të minimizohen humbjet teknike dhe
eliminohen në tërësi humbjet administrative të ujit nga njëra
anë dhe të maksimalizojnë të gjitha aktivitetet lidhur me
rritjen e shkallës së arkëtimit.
Prandaj Ky është prioriteti i
parapërcaktuar:Zvogëlimi i
sasisë së ujit të pa faturuar dhe pagesa e konsumatorëve për
shërbimet. Përmes këtyre aktiviteteve
në të ardhmen do të krijohen kushte të favorshme për rritjen e
nivelit të investimeve nga burimet vetjake.
Përafrimi i përmbushjes së një vizioni tillë do të krijonte
parakushte më të mira për investime nga donatorët , bankat dhe
institucionet tjera
financiare.
Deklarata e
“misionit”
Misioni i KUR ”PRISHTINA” sh.a. i
përcaktuar i përcaktuar nga Rregullatori është:
- Furnizimi me rregull me ujë të pijshëm,
- Largimi i ujërave të ndotura,
- Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm,
- Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujërave të ndotura.
- Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë të
përqëndruar konsumatorin në qendër të vëmendjes. Të gjithë
konsumatorët do të kenë trajtim dhe qasje në shërbim:
- Pa diskriminim racor,
- Pa diskriminim në përkatësinë religjioze,
- Pa diskriminim në përkatësinë kombëtare,
- Pa diskriminim në përkatësinë gjinore etj.
Duke përmbushur këtë “mision” do të bëhet e mundur sigurimi i
një aktiviteti të pjesërisht të vetëfinancueshëm me qëllimin e
fundit që të sigurojë shërbime cilësore të ujit të pijshëm në
pajtim me standardet e Organizatës Botërore të
Shëndetësisë.
Çasja e afarizmit të kompanisë do të jetë transparente dhe e
bazuar në dispozitat ligjore. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me
palët e interesit:
- Punëmarrësit,
- Bordin e Drejtorëve,
- Qeverinë e Republikës së Kosovës,
- Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
- ,
- Zyrën Rregullative për Ujë dhe Mbeturina
- Konsumatorët ( të organizuar në komisione,shoqata
etj).
Deklarata e riskut ( rreziku
) Përcaktimit të kësaj
deklarate i jemi qasur nga parimi i vazhdueshmërisë dhe
zhvillimi i aktiviteteve biznesore në një periudhë të gjatë
kohore. Rreziqet e mundshme në aspektin e parashikimit për
periudhën më të gjatë mund të përmblidhen në:
Mungesën e rezervave të ujit (si pasojë e reshjeve
atmosferike),arifa e shërbimit (përcaktimi më pak e niveli i
kërkuar-pamundësia për investime shtesë),i donatorëve potencial
dhe institucioneve tjera financiare që me donacionet
përkatësisht kreditë zhvillimore të financojnë një pjesë të
investimeve kapitale,ëvizjet sociale,politike (ndikimi i
jashtëligjshëm i shtetit serb),madhore
(tërmeti,vërshimet,zjarret etj)
Aktualisht në KUR “Prishtina” janë të punësuar 494 punëtorë dhe
të hyrat e faturuara të planifikuara në vlerë prej
10.649.472,00 €.Për më shumë shfleto “ Plani i biznesit
2009-2013”
|