KUR-PRISHTINA
Historiku i Ujėsjellėsit ėshtė ngushtė i lidhur me zhvillimin e pėrgjithshėm tė Prishtinės si kryeqendėr e Republikės sė Kosovės por edhe vendbanimeve qė rrethojnė qytetin (zhvillimi social,ekonomik,arsimor,urbanistik,kulturor,administrativ etj).
Furnizimi i organizuar me ujė tė pijes nė Prishtinė daton qė nė vitet e para tė shekullit tė kaluar fillimisht nga burimet natyrale tė Gėrmisė pėr tė vazhduar nė vonė (pas LDB) nga puset e shpuara nė Kolevicė.
Prishtina sipas regjistrimit zyrtar nė vitin 1961 kishte pėrafėrsisht 38.500 banorė. Pikėrisht nė kėtė vit fillon shfrytėzimi i ujit nga Liqenit akumulues nė Badovc.Ky fakt paraqet edhe kthesėn mė tė madhe qė lidhet me furnizimin e qytetit tė Prishtinės dhe rrethinės me ujė tė pijes.
Nė pėrfundim tė viteve 70-ta tė shekullit tė kaluar paralelisht me rritjen ekonomike,arsimore,urbanistike,kulturore dhe administrative nė qytetin e Prishtinės dhe rrethinės nė tė njėjtėn kohė fillon edhe rritja e kėrkesave pėr ujė tė pijes dhe largimin e ujėrave tė ndotura.
Kėrkesa pėr ujė tė pijes gjithnjė e nė rritje kėrkon zgjidhje alternative tė furnizimit me ujė tė pijes dhe kjo mundėsohet duke pėrdorur sasitė e ujit tė pijes nga liqeni i Batllavės dhe burimeve nėntokėsore nė Fushė Kosovė dhe Obiliq.Kjo shoqėrohet njėkohėsisht edhe me investimet nė rrjetin shpėrndarės tė ujit tė pijes dhe ujėrave tė zeza.
Pas luftės sė vitit 1998-1999 ish Ujėsjellėsi Rajonal "Batllava" i nėnshtrohet njė transformimi dhe konsolidimi regjional dhe nė vitin 2007 pėrfundimisht shndėrrohet nė shoqėri aksionare me emėrtimin:Kompania Ujėsjellėsi Rajonal "Prishtina"-shoqėria aksionare fillimisht me pronar Agjencionin Kosovar tė Mirėbesimit dhe mė pastaj pas miratimit tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės aksionar i vetėm ėshtė Qeveria e Republikės sė Kosovės.
KUR "Prishtina" sh.a. zonėn e shėrbimeve e shtrin nė komunat;Prishtinė,Fushė Kosovė, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevė dhe Gllogoc. Tanimė Kompania Ujėsjellėsi Rajonal "Prishtina" ėshtė ndėrmarrja mė e madhe ujit nė Kosovė. Shėrbimet e ujit tė pijes dhe ujėrave tė zeza u ofrohen rreth 40% tė popullatės sė Kosovės tė kyēura nė kėto shėrbime.