KURPRISHTINA


Go to content

Vizita nė Shqiperi

Lajme

Vizita e delegacionit tė KUR “Prishtina” sh.a. nė
Republikėn e Shqipėrisė


Njė pjesė e menaxhmentit tė lartė tė KUR “Prishtina”- sh.a. nė bashkėpunim me Bordin e Drejtorėve tė kėsaj kompanie, ditė mė parė, pėrkatėsisht nė periudhėn prej datės 21 deri mė 24 maj tė kėtij viti, ka realizuar njė vizitė pune nė Republikėn e Shqipėrisė. Mė datėn 22.05.2008, fillimisht ėshtė realizuar takimi i dyanshėm nė Ujėsjellėsin e Korēės. Ėshtė pritur nga drejtori menaxhues z. Petrit Tare me bashkėpunėtor. Gjatė takimit miqėsor dhe vėllazėror ėshtė biseduar pėr tema tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me sferėn e furnizimit me ujė tė pijshėm dhe mirėmbajtjen e rrjetit tė ujėrave tė ndotura. Ujėsjellėsi i Korēės ėshtė njėri ndėr ujėsjellėsit mė modern nė Evropė. Kjo ka mundėsuar shkallėn mė tė ulėt tė humbjeve teknike dhe komerciale tė ujit tė pijshėm, pėrkatėsisht shkallėn mė tė lartė tė arkėtimit tė faturave pėr shėrbimet e ujit tė pijshėm dhe ujėrave tė ndotura. Gjithashtu janė diskutuar edhe ēėshtje tė ndryshme rreth funksionimit tė Bordit tė Drejtorėve (pėrkatėsisht Kėshillit Mbikėqyrės-sipas legjislacionit shqiptar). Nikoqiri i takimit kishte organizuar shikimin nė tėrėsi tė ambienteve tė punės, stacioneve tė pompimit,qendrave tė konsumatorėve etj. Pėrveē kėsaj, agjendėn e takimit e kishte begatuar edhe me vizitat relaksuese nė: Muzeun e artit mesjetar, Mėsonjėtoren e parė shqipe dhe qerasja me njė kafe nė Vilėn e patriotit shqiptar Themistokli Gėrmenji. Tėrė kėtė takim me pėrkushtim tė madh e kanė pėrcjellė edhe mediat elektronike dhe tė shkruara ( dy televizionet lokale qė veprojnė nė Korēė dhe njė gazetė lokale). Memorandumi i bashkėpunimit pritet qė tė nėnshkruhet gjatė kėtij viti nė njė vizitė kthyese nė Prishtinė. Ndėrkaq, mė datėn 23.05.2008 e njėjta pėrbėrje realizoi tė njėjtėn vizitė pune nė Ndėrmarrjen e Ujėsjellės kanalizimeve nė Tiranė . Nikoqiri, pėrkatėsisht drejtori menaxhues z. Konstandin Budurushi me bashkėpunėtorė kishin bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė takimi tė kalojė nė frymėn punuese i pėrshkruar me ngrohtėsinė vėllazėrore.
Pėrkundėr angazhimeve tė vazhdueshme UKT-ja ballafaqohet me shkallė tė lartė tė humbjeve teknike dhe komerciale tė ujit dhe me shkallėn jo tė kėnaqshme tė arkėtimit tė faturave.
Gjithashtu ėshtė biseduar pėr kompetencat, pėrgjegjėsitė dhe detyrimet e pushtetit vendor karshi pėrmbushjes sė detyrimeve tė dyanshme pėr rritjen e nivelit tė cilėsisė sė shėrbimit.
Pėrveē karakterit punues, nikoqiri befasoi mysafirėt duke shpalosur njė pano me pėrmasa 5 metra gjatėsi dhe 1 metėr gjerėsi nė tė cilėn shkruante “Gėzuar Pavarėsinė Kosovė”. -Kjo pano kishte qenė e vendosur nė hyrje tė ndėrtesės administrative pėr njė muaj rresht nė periudhėn 17.02-17.03.2008.
Gjithashtu nė kėtė takim u vendos qė Memorandumi i bashkėpunimit pritet qė tė nėnshkruhet gjatė njė vizitė kthyese nė Prishtinė qė do tė organizohet gjatė kėtij viti.



Back to content | Back to main menu